Iniciativa e veprimit për përfshirjen sociale të personave të moshuar

Sukseset dhe mësimet e nxjerra

Iniciativa e veprimit për përfshirjen sociale të personave të moshuar – është një projekt trevjeçar i mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kryqi i Kuq Austriak, zbatuar në pesë vende të Ballkanit Perëndimor: Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Republika e Maqedonise se Veriut dhe Mal të Zi, koordinuar nga Kryqi i Kuq i Serbisë. Objektivi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në aspekte të ndryshme të plakjes demografike (hulumtim, avokim publik, fushata promovuese, shërbime të bazuara në komunitet…) si dhe motivimi i vetë të moshuarve për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe krijimin e politikave në lidhje me përfshirjen sociale të grave dhe burrave të moshuar në nivel rajonal dhe lokal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Redaktorë: Natasha Todoroviq, Milutin Vraçeviq

Download “Socijalna-inkluzija-ALB.pdf” Socijalna-inkluzija-ALB.pdf – Downloaded 29 times – 43 MB